Mali i Zi: Debate për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit
Parlamenti i Malit të Zi po debaton për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, duke shpjeguar propozimin tha se kriza aktuale në Mal të Zi duhet të zhbllokuar.
Ndonëse Qeverinë e quajti historike, sepse është e para pas qeverisjes tridhjetëvjeçare të Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq, Konatar vlerësoi se ajo e ka arritur limitin. Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijel Zhivkoviq, në opozitë deklaroi se kjo parti është gati të bashkëpunojë me të gjithë për ta çuar vendin në rrugën e prosperitetit. Zhivkoviq ishte i indinjuar me partitë e shumicës parlamentare, sepse ata zgjodhën Krivokapiqin si kryeministër.
Më herët, Parlamenti malazez refuzoi të diskutojë propozimin e kryeministrit Krivokapiq për shkurtimin e mandatit të legjislativit. Shumica e deputetëve abstenuan gjatë votimit për të mos e futur atë pikë në rend dite.








