Shtetësia e Onishçenkos, suspendohen dy punonjës të ASK-së

Shtetësia e Onishçenkos, suspendohen dy punonjës të ASK-së

Alsat jo zyrtarisht mëson se dy të punësuar në Agjencinë për Siguri Kombëtare janë suspenduar nga puna deri në zbardhjen e skandalit me shtetësinë e ukrainasit kontrovers, Oleksander Onishçenko. Suspendimi i tyre vjen pas referimit që kreu i kësaj agjencie, Viktor Dimovski bëri të premten në Kuvend para Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës. Nuk dihet pozicioni i tyre dhe as roli zyrtar në procedimin e kërkesës për shtetësi, por nga ajo që mësohet jo zyrtarisht është se suspendimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me mos konsultimin e partnerëve strategjik, përkatësisht NATO-s, si filtri më i lartë gjatë dhënies së mendimit pozitiv për shtetësi para se akti të përfundojë në duart e drejtorit dhe të dërgohet në Qeveri./Alasat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button