Shtetësia/ Gjykata Administrative hedh poshtë vendimet e MPB-së, Limani nuk është e rrezikshme për shtetin

Shtetësia/ Gjykata Administrative hedh poshtë vendimet e MPB-së, Limani nuk është e rrezikshme për shtetin

Gjykata Administrative ka hedhur poshtë të gjitha vendimet e MPB-së në të cilat është konstatuar se Mirvete Limanit, bashkëshortes së Shaban Limanit nga fshati Sopot nuk i takon shtetësia për shkak se paraqet rrezik për shtetin, shkruan Alsat.

Vendimi është sjell në korrik të këtij viti. Limani i cili ishte i dënuar në rastin “Sopoti” dhe i shpallur i pafajshëm thotë se pret që MPB-ja të respekton vendimin e Gjykatës Administrative.

“Çdo herë na ka ardhur përgjigje negative, e rrezikshme për shtetin. Tani jemi duke pritur vendimin e Ministrisë së Brendshme që ta sjell në bazë të aktvendimit të Gjykatës Administrative. Kjo gjykatë e pa dhe solli vendim se dëshmitë janë në favor të Mirvete Limanit. I ka prish të gjitha vendimet dhe besoj se MPB-ja do t’i sheh këto dhe do të sjell vendimin e duhur”, tha Shaban Limani, Bashkëshorti i Mirvete Limanit.

Mirvete Limani e cila prej më tepër se 20 vite jeton në Maqedoni të Veriut thotë se kërkon një të drejtë elementare që i takon çdo njeriu.

“Nuk dua asgjë tjetër përveç që të kam një shtetësi si të gjithë të tjerët, të kem edhe unë të drejtat e mia. Po qëndron vetëm në shtëpi. As në mjek nuk mundem të shkoj. Më takon shtetësia, se sa vite jetoj këtu”, u shpreh Mirvete Limani.

Jozyrtarisht pengesa mbi të cilën zonja Limani për sa vite jeton pa shtetësi kishte për bazë faktin se Shaban Limani ishte i dënuar në rastin “Sopoti” për të cilin u shpall i pafajshëm dhe u dëmshpërblye nga shteti. Ai gjithashtu ishte luftëtar i tri luftërave të UÇK-së, në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button