Shteti vë edhe taksën e krizës prej 30%! Bytyqi: Tatimi do faturoeht për “extra profit”

Shteti vë edhe taksën e krizës prej 30%! Bytyqi: Tatimi do faturoeht për “extra profit”

Gazetar: Adnan Qaili

Përveç bankave dhe kompanive tregtare edhe ato që merren me prodhimtari, do të përfshihen në taksën e krizës prej 30% mbi fitimin e realizuar këtë vit prej mbi 10 milionë euro. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sqaroi se kjo taksë do të jetë një herë dhe vlen vetëm për fitimin e realizuar këtë vit që është më e lartë se mesatarja e katër viteve. Zëvendëskryeministri tha se pritet të përfshihen mijëra kompani, që kjo taksë nuk do të ndikojë shumë në likuiditen dhe fitimet e tyre.

“Për shembull, nëse një kompani ka pasur në 4 vitet e fundit një fitim mesatar prej 1 milionë euro dhe këtë vit ka rritje 20%, dmth bëhen 1,2 milion euro deri në këtë shumë do jetë tatimi i njëjtë mbi fitimin siç ka qenë më parë. Për dallim nga 1,2 milion euro deri tek profiti eventual që mund të rritet në 2 milion euro, pra diferenca prej 800 mijë eurosh do t’i nënshtrohet tatimit mbi fitimin prej 30%, vetëm për këtë vit, që nënkupton anë 240 mijë euro shtesë që do të paguhen në emër të tatimit mbi fitimin”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Ai tha se në këtë taksë do të përfshihen edhe kompanitë që tregtojnë derivatet e naftës, shitësit me shumicë si dhe kompanitë nga sektori i energjisë dhe të tjera, të cilat renditen në TOP-200 për sivjet. Bytyqi tha se paratë e mbledhura nga kjo taksë do të përdoren për përballimin e krizës dhe një pjesë e tyre, siç tha ai, mund të përdoren për të mbështetur kompanitë e mëdha për të dalë nga kriza. Këto detaje u bënë të ditura në prezantimin e raportit vjetor që shteti u dha 44,9 milion euro mbështetje financiare mbi 400 kompanive private si investitorë të rinj, të cilët punësojnë mbi 20 mijë shtetas. /Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button