Shtrenjtimet kanë bërë që shumë qytetarë në vend të pushimeve jashtë shtetit, freski të gjejnë në pishina

Shtrenjtimet kanë bërë që shumë qytetarë në vend të pushimeve jashtë shtetit, freski të gjejnë në pishina

Gazetare: Evi Shkopi

Kjo është zhurma që dëshiron të dëgjojë çdokush gjatë muajve të verës dhe temperaturave të larta. Për banorët e kryeqytetit Aqua Parku tashmë i ka hapur dyert, por jo vetëm për ata të kryeqytetit. Të gjithë ata që nuk e durojnë dot vapën mund të vijnë dhe të freskohen këtu.

Filip Deskaloski Menaxher i Qendrës Sportive “ Boris Trajkovski” i cili thotë se kushtet e këtij viti, nga njëra anë shtrenjtimet për pushime jashtë vendit, dhe nga ana tjetër, moti shpesh i ndryshueshëm, i ka bërë kryeqytetasit të zbresin më shpesh në këtë vend. Çmimi i rritur këtu, prej 100 denarësh, është ende i kapërdishëm për qytetarët.

“Shoh gjithnjë e më shumë njerëz familjarë, prindër me fëmijë, gjyshër me nipër e mbesa. Për fëmijët deri në 3 vjeç nuk nevojitet pagesë, për fëmijët deri 7 vjeç çmimi është 200 denarë dhe për moshat tjera çmimi është 500 denarë gjatë ditëve të punës, ndërsa në fundjave 650 denarë”, Filip Deskaloski- menaxher i Qendrës Sportive “ Boris Trajkovski”.

“Megjithatë, pishinat kanë nevojë për një kujdes të lartë në ruajtjen e higjienës dhe dezinfektimin e tyre. Kjo punë shtohet edhe më tepër me motin e ditëve të fundit, kur paradite koha përvëlon ndërsa në mbrëmje, duhen veshur mushamatë e shiut.

Për pastërtinë e ujit kujdeset një firmë që është angazhuar përmes prokurimit publik. Përfundimisht moti është armiku ynë më i madh kur bëhet fjalë për ruajtjen e pastërtisë”, shtoi ai.

Në çdo kënd të Aqua-Parkut të zë syri djem e vajza me uniforma të Kryqit të Kuq të cilët garantojnë sigurinë e vizitorëve, këshillimin e tyre në cdo kohë, si dhe dhënien e ndihmës së parë në rast të ndonjë incidenti.

“Deri tani kemi pasur 18 ndërhyrje dhe asistime. Prej tyre, 10 janë të mbytur aktivë dhe 8 të mbytur pasivë.  Të mbyturit aktivë janë kur personi fillon të mbytet, kërkon ndihmë, gëlltit ujë dhe fillon fundosja. I mbyturi pasiv është kur trupi veçse është mbi ujë. 09:30 I mbyturi aktiv është në vetëdije, i mbyturi pasiv nuk është në vetëdije”, tha Argjend Çilafi- bashkëpunëtor profesional në Kryqin e Kuq./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button