Shtrenjtohen shërbimet komunale në Strugë, qytetarët: Fatura të larta, paga të ulëta

Shtrenjtohen shërbimet komunale në Strugë, qytetarët: Fatura të larta, paga të ulëta

Gazetar: Miki Trajkovski

Autoritetet lokale në Strugë sërish boshatisin xhepat e qytetarëve me faturat e reja më të larta për 20%. Në periudhë prej rreth një viti, kjo është rritja e dytë prej 20% shtesë, përkatësisht në total qytetarët tani paguajnë 40% më shumë. Ata me të cilët kontaktuam shprehen se ndjehen të pafuqishëm për të bërë diçka. Gjithçka po bëhet më e shtrenjtë, por pagat mbeten të njëjta.

“Paguaj dhe mbyll gojën. Është sistem. Çfarë zgjidhje mund të kemi. Nuk ka ku të ankohesh, nuk ka ku të pyesësh. Nuk e di si do të funksionojnë qytetarët, është shumë e rëndësishme të qëndrosh në pushtet. 90 për qind janë të punësuar në ato institucione, pjesa tjetër largohen nga shteti”.

Drejtori i ndërmarrjes komunale në Strugës, Ikmet Islami, ka bërë të ditur për Alsat se janë detyruar të rrisin çmimet për shkak të rritjes së pagës minimale dhe shpenzimeve të punës. Por opozita akuzon se ndërmarrja publike po menaxhohet keq.

“Duke marrë parasysh shërbimet e ofruara nga shoqëria komunale, me gjithë situatën në qytet dhe fshatrat, për të cilat të gjithë kemi rezerva për deponitë ilegale në qytet, nëse shërbimi nuk përmirësohet, nuk ka arsye për ta rritur çmimin e shërbimit. Nuk qëndron arsyeja që pagat e punonjësve duhet të paguhen”, tha Lulzim Nasufi- kryetar i Aleancës për Shqiptarët- Strugë.

“Në të njëjtën seancë të Këshillit, këshilltarët nga LSDM dhe BDI votuan për marrjen e borxhit nga ndërmarrja publike komunale, të cilin e ka ndaj DAP-it për TVSH të papaguar dhe tatimin e fitimit, për 10 vitet e fundit në shumën e përgjithshme prej 700.000 euro. Kjo do të thotë se ndërmarrja nuk ia ka paguar DAP-it shumat e TVSH-së që i llogarit nga qytetarët për shfrytëzimin e shërbimeve të tyre”, u shpreh Alen Dereban- VMRO DPMNE, Strugë.

Ndërmarrja komunale e Strugës funksionon me xhiro-llogari të bllokuar me kornizë të përcaktuar për pagesën vetëm të pagave dhe obligimeve tjera të nevojshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button