Shtresa më e lartë e borës regjistrohet në Kodër të Diellit, më ftohtë në Berovë

Shtresa më e lartë e borës prej 31 centimetrave këtë mëngjes, respektivisht rreth orës 07:00 është regjistruar në Kodër të Diellit, në Llazaropole është regjistruar shtresë prej 24 centimetrave, në Mavrovë 17 centimetra, njofton DPHM, transmeton Alsat.

Gjatë matjeve të orës 07:00 temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë, gjegjësisht -12 gradë Celsius, ndërsa në mbar vendin janë regjistruar temperatura nën zero, konkretisht, -9 në Kriva Pallankë, -7 në Makrovë, -5 në Shkup – Petrovec, -4 gradë në Pretor, Demir Kapi, Shtip, Vinic, Strumicë, Gjevgjeli, Krushevë dhe Kumanovë, -3 në Tetovë, Priep. Në Manastir, Ohër dhe Dojran është regjistruar temperaturë prej -1 gradë Celsius.

Në vend sot pritet të kemi mot kryesisht me vranësira dhe me periudha me diell në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse nëpër male dhe në disa vende më të larta dëborë. Në pjesët perëndimore, reshjet herë pas here do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me erë të fuqishme në jugperëndim. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në -1, kurse ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup do të kemi mot pjesërisht me re me periudha me diell dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Gjatë natës do të ketë shi të herëpashershëm. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë në 7 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button