Shtuni: Koncepti i luftës me armë e tanke është i vjetëruar

Shtuni: Koncepti i luftës me armë e tanke është i vjetëruar

Europa po përballet me krizë energjetike, ekonomike dhe sociale . Fusha e informacionit, siguria kibernetike, lajmet e rreme po shëndrrohen në armë moderne.  Adrian Shtuni ,ekspert i sigurisë ishte njëri nga të ftuarit e Programit 200 sonte në Tv Alsat-M. I pyetur se si mundë të bëhet luftë me armë tjera, pra jo me armë klasike, Adrian Shtuni tha se koncepti i luftës me armë e me tanke është disi i vjetëruar.

“Njëri nga mjetet e luftës hibride është presioni apo shantazhi ekonomik, duke përfshirë bllokadat ndaj burimeve energjetike. Bllokimi i burimeve natyrore është përdorur historikisht. Rusia ka kultivuar një varësi të Europës ndaj burimeve energjetike ruse”, tha Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë.

Më tej Shtuni vazhdoi duke thënë se Europa lejoi që kjo varësi ekonomike me Rusinë të ndodhë duke shpresuar në paqe.

“Putini është më pak i interesuar për përfitime reciproke, e më shumë për të shtrirë hemogjoninë e tij në Europë,  për të rikrijuar Perandorinë Ruse. Logjika e Putinit është që nëse kontrollon burimet jetësore dhe natyrore, kontrollon procesin e vendimmarrjes së kundërshtarit”, shtoi Adrian Shtuni.

Sipas Shtunit, kriza energjetike është pjesë e strategjisë së tij, e luftës që po zhvillohet në Ukrainë, me qëllim që Europa t’i nënshtrohet. /Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button