Shtuni: Siguria e shtuar në Uashington mbjell trishtim

Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë në SHBA, Adrian Shtuni në paraqitjen e tij të sotme në Alsat tha se gjendja në Uashington para inaugurimit të presidentit Biden është stabile, por që si pasojë e pandemisë dhe trazirave në Kapitoll, vërehet zbehje e atmosferës festive.

“Pamjet në rrugët kryeqytetit me post-blloqe dhe vitrinat e mbuluara me konfesata mbjellin trishtim, nuk është më gjallëria e zakonshme që i shoqëronin inaugurimet presidenciale, ajo gjendja festive, sepse ne këtu e përjetojmë si festë. Për shkak të gjendjes së sigurisë së jashtëzakonshme, mendoj se do të shkojë gjithçka mirë, nuk kam dyshime për mbarëvajtjen e procesit të betimit të presidenit, por nuk është situatë normale”, tha Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë.

LEXO EDHE:

Back to top button