Vulaj: Administratat në SHBA ndryshojnë prioritetet, por jo dhe interesat

Aktivisti i shoqërisë shqiptare në SHBA,  Martin Vulaj në një intervistë për “Programi 200” tha se lobingu  duhet krijuar në mënyrë strukturale, që sipas tij do të thotë që me pas struktura  për çdo lloj ndryshimi që ndodh, si në SHBA si në rajon. Vulaj, mbron tezën se duhet me pas struktura të cilat mund të kenë qasje direkte tek administrata amerikane, përfshi edhe administratën e presidenti të ri Xho Bajden.

“Tani do kemi një administratë të re, do të kemi nevojë me ndërtua struktura të reja që më lidhë këtë strukturat me administratën, me pas qasje aty, me pas akces, që me fillua me pas ndikim te administrata. Por njëkohësisht unë jam shumë i bindur se kemi shumë gabim, me shikuar lobingun në prizmin e individëve. Interesat e SHBA-ve janë lineare, interesa nuk ndryshojnë, vetëm prioritet mund të ndryshojnë, kemi nevojë për marrëdhënie strukturale edhe me qeveri të ndryshme. Janë relacione individuale që ekzistojnë tani, ka individë të diasporës që kanë marrëdhënie të ndryshme me individë ose me zyrtarë të ndryshëm të Kosovës ose politikanë nga Shqipëria e Maqedonia dhe kjo duhet ndryshuar që me pas marrëdhënie strukturale diasporë-shtet, që mos me lanë hapësirë që diaspora me krijua politikën e vetë”, tha Martin Vulaj, aktivistë i Shoqërisë Shqiptare.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button