Shtyhet firmosja e marrëveshjes për inspektim ndër-komunal

Shtyhet Marrëveshja ndër-komunale e Qytetit të Shkupit për inspektime të përbashkëta, me të gjitha komunat e qytetit. Megjithëse ishte njoftuar fillimisht për në Tetor, më vonë për këtë javë, Shilegov tani njofton një shtyrje të re. Kryetarët e komunave këtë javë pritet ta precizojnë marrëveshjen mbi inspektimet e përbashkëta. Shilegov pretendon se të gjithë kryetarët e komunave në Shkup pajtohen me një veprim të tillë.

Nuk ka asnjë mosmarrëveshje, megjithatë, ne kemi hyrë në një periudhë në të cilën takimet e punës shtyhen shkaku i pandemisë, ndoshta do të vonohemi pak, por ajo marrëveshje është vullnet politik dhe i harmonizuar në të gjitha nivelet”-tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Marrëveshja duhet të mundësojë shkëmbimin e kompetencave të inspektimit ndërmjet qytetit dhe komunave në Shkup, dhe të ofrojë një inspektim më funksional. Problemi me inspektoratin e ndërtimit u imponua pas rastit të shembjes së ndërtesës ilegale në Qendrën Tregtare Mavrovasja në Shkup, ndërsa nevoja për inspektimet e mjedisit jetësor u aktualizuan me fillimin e ndotjes së ajrit. OJQ-të tashmë kanë paralajmëruar, se te inspektorët lokalë ka rrezik të korrupsionit, sepse ata janë të angazhuar dhe iu japin llogari kryetarëve të komunave.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button