Shtyhet seanca për rastin “Perandoria”, mbrojtja kërkon kohë për shqyrtimin e dëshmive

Shtyhet seanca për rastin “Perandoria”, mbrojtja kërkon kohë për shqyrtimin e dëshmive

U shty seanca gjyqësore për rastin “Perandoria” për tre të akuzuar. Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Trasovski ndiqen për kryerjen e disa veprave penale si “keqpërdorimi detyrës zyrtare”, “pastrim parash” dhe “mashtrim. Seanca sot u shty për shkak se mbrojtja kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar listën e dëshmive pasi që sipas tyre, ata një pjesë prej tyre e kanë pranuar jo shumë kohë më herët ndërkaq një sërë dëshmish tjera, nuk i kanë pranuar fare deri sot. Rikujtojmë që në këtë lëndë kishte 13 të akuzuar ndërkaq gjykimi është ndarë në disa pjesë, hetimi për çështjen “Perandoria” pas më shumë se 3 vitesh përfundoi në prill të vitit 2021, që rezultoi me ngrirjen e pasurisë së biznesmenit Orco Kamçev dhe Sasho Mijalkovit, ndërsa Kamçev pranoi fajin për evazion fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-t, i pagoi shtetit rreth 5.2 milion euro. /A.R.

LEXO EDHE:

Back to top button