Shumë fshatra në rajonin e Ohrit dhe Strugës përballen me cilësi jo të duhur të ujit të pijshëm

Shumë fshatra në rajonin e Ohrit dhe Strugës përballen me cilësi jo të duhur të ujit të pijshëm

Gazetar: Miki Trajkovski

Dhjetëra fshatra në rajonin e Ohrit dhe Strugës me vite përballen me cilësi jo të duhur të ujit të pijshëm. Bëhet fjalë për vendbanime, gypat e të cilave nuk janë të lidhura me rrjetin e ujësjellësit publik, përkatësisht menaxhohen nga bashkësitë lokale. Problemi kryesor është klorifikimi jo i rregullt i ujit.

“Në shumicën e rasteve në fshatrat që kanë ujësjellësin e tyre, në Ohër, Strugë dhe Dibër mungojnë fondet financiare për blerjen e dezinfektuesit për dezinfektimin e detyrueshëm të ujit, në mënyrë që uji të mos të përmbajë mikroorganizma patogjenë, pra të ketë klor i cili mund t’i neutralizojë këto mikroorganizma patogjene”, tha Sasho Toçkov- Qendra e Shëndetit Publik- Ohër.

Edhe pse numri i banorëve është në rënie të vazhdueshme, kjo nuk duhet të jetë arsye që uji në këto vendbanime të mos mirëmbahet siç duhet, thotë Toçkov.

“Jeta dhe shëndeti i çdo personi është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të kujdesemi për këtë shumë seriozisht dhe me përgjegjësi. Ata pinë ujë pa klor”, shtoi ai.

Në Qendrën e Shëndetit Publik thonë se gjysma e fshatrave në Ohër dhe Strugë kanë ujësjellës të tyre dhe se zgjidhja më e mirë është lidhja e tyre me ujësjellësin që menaxhohet nga ndërmarrjet publike. Për këtë, banorët duhet të paguajnë kompensimin e duhur, por ata refuzojnë.

Për të shmangur epidemi të reja, duhet gjetur zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button