Ekspertët: Na pret fushatë e tensionuar

Ekspertët: Na pret fushatë e tensionuar

Gazetar: Avni Tahiri

Ish shefi i MPB-së Lubomir Gjurçevski vlerëson se na pret një fushatë parazgjedhore ekstrem e rende politike, pasi sipas tij vërehet që tani se kundërshtaret politikë nuk kursejnë as edhe ofendimet më të renda ndaj njëri-tjetrit për të nxirë figurën e kundërshtarit të tyre politik. Gjurçevski madje nuk përjashton mundësinë që në këto zgjedhje të përsëriten edhe skandalet e disa viteve të më hershme me mbushje të kutive zgjedhore.

“Unë flas hapur se pres parregullsi dhe mbushje të kutive, me keqpërdorim të të drejtës së votës të qytetareve, me keqpërdorim të dokumenteve personale, me kufizim të të drejtës së votës dhe pres që të kemi probleme serioze por MPB-ja duhet të jenë shumë serioz me planifikimin e masave të sigurisë për kohën e zgjedhjeve”, tha Lubomir Gjurçevski, ish shef i MPB-së.

Ish shefi i MPB-së Lubomir Gjurçevski druan se institucionet nuk do të marrin masa për parandalimin e incidenteve parazgjedhore për shkak siç thotë punësimeve partiake në polici.

“Në të gjitha institucionet kemi shkallë të lartë të punësimeve partiakë në 7-8 vitet e fundit dhe më frikëson ajo se ai bojkot i qetë i të punësuarve neper institucione i cili mund të shkoje në gjendje të keqpërdorimit të policisë për qëllime politike dhe të kemi probleme shtesë në kohë të zgjedhjeve. 2:24 na pret një proces i gjatë dhe një kampanjë e ndytë me shumë akuza dhe ofendime e deri në ofendime të integritetit personal duke përfshirë edhe familjet etj“, theksoi ai.

Ish shefi i MPB-së Lubomir Gjurçevski bën thirrje që të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërorë, profesionalisht të kryejnë detyrën e tyre në këtë proces zgjedhor dhe që të mos ndikohen nga partitë politike. Rundi i parë për zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 24 prill. Raundi i dytë, së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button