Shumë kandidatë për komunat! Do të garohet edhe në rrethin e dytë

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të jenë sfiduese në disa komuna në të cilat në garë ka më shumë kandidatë. Kandidatët e partive politike, në shumë komuna në këto zgjedhje, do të garojnë ndaj të vendosen përballë kandidatëve nga partitë oponente por edhe kandidatëve të pavarur. Vetëm për Qytetin e Shkupit në garë janë 12 kandidatë.

Qyteti i Shkupit;

  • Pero Georgievski, “E Majta”
  • Munir Kolashinac, Lidhja Demokratike Boshnjake
  • Petre Shilegov, LSDM
  • Lubomir Josifovski, Partia Politike Demokratë, Punëtorë dhe të Pavarur
  • Sllave Nestorovski, Bashkimi Afatgjatë Radikal Maqedonas
  • Danella Arsovska, grup qytetarësh
  • Goran Arsovski, Partia Komuniste e Maqedonisë – Forcat e Titos
  • Vladimir Trajkovski, Maqedonia mëmëdhe
  • Todor Noshpall, Integra
  • Aleksandar Tortevski, Partia Jote
  • Arben Shaqiri, Lëvizja për ndryshime me vendosmëri
  • Ana Petrovska, grup qytetarësh

Struga është ndër komunat me më shumë kandidatë për kryetarë në zgjedhjet lokale. Atje përballen 8 kandidatë, të gjithë nga parti politike.

Komuna e Strugës;

  • Ramiz Merko, BDI
  • Nasto Palioski, Bashkimi Afatgjatë Radikal Maqedonas
  • Idri Istrefi, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
  • Dimçe Shipinkarovski, LSDM
  • Abdulla Qazimoski, Besa
  • Ljube Petrevski, Partia Politike Demokratë, Punëtor dhe të Pavarur
  • Samir Murtezoski, PDSH
  • Nikolla Shuleski, Integra

Në Tetovë, në garën për të parin e qytetit do të garojnë shtatë kandidatë.

Komuna e Tetovës;

  • Snezhana Stojanovska, Integra
  • Sadi Bexheti, PDSH
  • Bilall Kasami, Besa
  • Teuta Arifi, BDI
  • Hamdija Elezoviq, LSDM
  • Afrim Ibraimi, Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi
  • Vullnet Murseli, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Për Komunën e Kumanovës në garë janë pesë kandidatë. Një prej tyre është i pavarur dhe katër nga partitë politike.

Komuna e Kumanovës;

  • Toni Mihajllovski, VMRO-DPMNE
  • Bekim Saliu, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
  • Teodora Dimitrovska, Lëvizja për ndryshime me vendosmëri
  • Oliver Ilievski, LSDM
  • Maksim Dimitrievski, grup qytetarësh

Në Komunën e Kërçovës ka katër kandidatë. Një prej tyre është i pavarur dhe tre nga partitë politike.

Komuna e Kërçovës;

  • Gjorgji Bileski, Era e Tretë Maqedonase
  • Fatmir Dehari, BDI
  • Fatmir Limani, grup votuesish
  • Aleksandar Jovanovski, VMRO-DPMNE

Katër kandidatë ka edhe në Gostivar. Të gjithë kandidatët në garë për Komunën e Gostivarit janë nga partitë politike.

Komuna e Gostivarit;

  • Renata Elezi, PDSH
  • Nevzat Bejta, BDI
  • Fadil Zendeli, Besa
  • Arben Taravari, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Gara aktualisht sugjeron se në shumë komuna do të ketë rreth të dytë zgjedhor më 31 tetor. Kushti ligjor që kryetari i komunës të zgjidhet që në rrethin e parë është që ai të marrë votat e të paktën 50% plus një votues që do të dalin të votojnë në atë komunë.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button