Ligji për Obligacionet do të pësojë ndryshime

Ligji i obligacioneve i cili këto ditë shkaktoi një sërë reagimesh do të ndryshohet dhe plotësohet sërish. Deputetët do të përfshijnë në ligj edhe një nen të posaçëm për kamatat e borxheve për të cilat nuk ka kontraktim, konkretisht kamatat ndëshkuese ligjore, që kanë të bëjnë edhe me borxhet për shërbimet komunale. Koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së, nuk pranoi publikisht se është bërë gabim, kur e kanë ndryshuar ligjin, por thotë se teksti është i ndërlikuar ndaj edhe deputetët po përpiqen që të mos dëmtojnë askënd.

Për mospagesën në kohë të faturave, normale që llogaritet kamatë ndëshkuese ligjore. Por, kur shuma e kamatës ndëshkuese ligjore do të arrijë shumën e borxhit, do të ndërpritet llogaritja e saj, njësoj sikurse edhe për kamatat e kontraktuara”, tha Jovan Mitreski, LSDM.

Problemi më i madh i nismëtarëve është se edhe në ligjin e ri nuk vlen parimi retroaktiv dhe me këtë, nuk zgjidhet problemi i qytetarëve. Sindikalistët thonë se këto ndryshime të ligjit të obligacioneve, deputetët e shumicës i kanë kopjuar nga ligji që ka qenë në fuqi në vitet 70 të shekullit të kaluar, në ish jugosllavi, por që edhe ai ishte tërhequr shumë shpejt.

Dihet, ka institucione që duhen të na tregojnë se për cilat raste vlejnë ndryshimet. Qytetarët janë në një situatë tani që të paguajnë avokat dhe të na e citojnë ligjin”, theksoi Marjan Risteski, sindikalist.

Sipas ekspertëve, rregullat e reja të arkëtimit të borxheve mund të shkaktojnë probleme serioze në veprimtarinë e bankave. ALSAT për dy ditë me radhë tenton të kontaktojnë Asociacionin Bankar të Maqedonisë, por nuk mund të marrë përgjigje. Edhe pse ligji është parashikuar të hyjë në fuqi prej 1 tetorit, deputetët shprehen optimistë se plotësimet e reja do të jenë gati brenda mbrëmjes së sotme, ndërsa ligji nesër do të dorëzohet te shërbimet e kuvendit në pritje për t’u vënë në rend dite, në njërën nga seancat e radhës.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button