VMRO-ja kërkon Komision Hetimor për zjarrin në Tetovë

Deputetët e VMRO DPMNE-së kërkuan formim të komisionit anketues për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës. Komisioni do të formohet që të vërtetohet përgjegjësia politike e kompetentëve, u shpreh deputetja e opozitës, Rashella Mizrahi. Komisioni pritet të vërtetojë nëse ka shkelje të procedurave, nëse kompetentët në kohë kanë reaguar dhe të definohet përgjegjësia politike.

Dikush patjetër të përgjigjet për humbjen e këtyre jetëve të njerëzve. Përgjegjësi patjetër se do ketë. Pikërisht për këto arsye ne si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së deri te kryetari i Kuvendit do të dorëzojmë propozim-vendim  për formimin e komsiionit anketues që do ketë si qëllim verifikimin e fakteve dhe përgjegjësi politike të kompetentëve, personat përgjegjës dhe institucionet”, tha Rashella Mizrahi, VMRO-DPMNE.

Paraprakisht deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe në Komisionin e Punës dhe Politikës Sociale kërkuan në rend dite të futet edhe informacioni nëse spitali modular ka qenë i siguruar dhe si është ndërtuar dhe më pas të diskutohen pikat e tjera të rendit të ditës, mes të cilave edhe propozim-ligji  për të dielën si ditë jo pune. Deputetët e shumicës e hodhën poshtë këtë kërkesë ndërsa debati vazhdoi me akuza të ndërsjella pas çka u ndërpre. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelojnë që deputetët të  mos e bllokojnë këtë zgjidhje ligjore që e diela të jetë ditë jo pune që pritet të hyjë në fuqi nga data 1 e muajit të ardhshëm.

 

LEXO EDHE:

Back to top button