Siljanovska fal një anëtar të klanit të drogës “Baron” dhe të akuzuarin e parë në aferën “Shpiun”
Siljanovska fal një anëtar të klanit të drogës "Baron" dhe të akuzuarin e parë në aferën "Shpiun"
Më 21 tetor 2024, presidentja e Maqedonisë, Godrana Siljanovska-Davkova, mori vendim për faljen e 10 personave të dënuar.
Ekzekutimi i dënimit zëvendësohet me dënim me kusht në 3 vjet, për personat e dënuar: Akif Ramanovski (Baron) nga fshati Haraçinë, për 1 vit e 3 muaj; Nikolla Trpçeski nga Ohri, për 1 vit dhe Shenoll Masllani nga Haraçina, për 6 muaj.
Akif Ramanovski Jusufi në fakt është pjesëtar i klanit të drogës “Baron” dhe ishte i përfshirë tek incidenti afër komunës së Çairit edhe pse ai duhej të ishte në burg ku mbeti i plagosur një 35 vjeçar, kurse Shenoll Masllani është vëllai i të famshmit Shenki, i cili ishte veshur kokë e këmbë në “Versace”. Shenoll Masllani u arrestua në vitin 2019 në një operacion të madh policor ku policia sekuestroi pushkë, pistoleta, makina luksoze, para dhe drogë.