Siljanovska-Davkova: Lista e të amnistuarve nuk është gati
Lista me emrat e të burgosurve që do të amnistohen me rastin e festës shtetërore të 2 Gushtit ende nuk është bërë gati. Presidentja Siljanovska-Davkova tha se është në pritje të propozimit nga Ministria e Drejtësisë.
“Ende nuk mund t’ju them, sepse ndërkohë pati ndërrim të ministrit të Drejtësisë, ndërsa propozimet, duke qenë se ato paraqiten me kërkesë personale ose me kërkesë të të afërmve të personave që ndodhen në burgje, ende nuk i kam të plota. Një pjesë i kam marrë. Supozoj se gjatë këtyre ditëve do t’i marrim propozimet, përkatësisht kërkesat, sepse kjo është praktikë që është vendosur për festën e “Ilindenit”, e më pas do t’ju informojmë.” – Gordana Siljanovska-Davkova, presidente. /Alsat.mk








