Simboli i urës Choluteca që i mbijetoi uraganit, por jo rrjedhës së lumit

Simboli i urës Choluteca që i mbijetoi uraganit, por jo rrjedhës së lumit

Në vitin 1998, në qytetin Choluteca të Hondurasit u ndërtua një urë moderne mbi lumin me të njëjtin emër. E projektuar nga inxhinierë japonezë dhe me gjatësi rreth 484 metra, ajo konsiderohej një arritje e madhe inxhinierike për vendin.

Pak muaj pas përfundimit, Hondurasin e goditi uragani Mitch, një nga më shkatërruesit në historinë e Amerikës Latine. Stuhi të fuqishme dhe përmbytje masive shkatërruan shumicën e infrastrukturës rrugore të vendit. Megjithatë, ura e Cholutecas mbeti pothuajse e paprekur – por me një problem të madh: rrjedha e lumit kishte ndryshuar drejtim dhe nuk kalonte më poshtë saj.

Kështu, ura mbeti e qëndrueshme, por për një kohë u bë e padobishme, pasi lidhja me lumin ishte humbur dhe rrugët hyrëse ishin shkatërruar.

Vetëm disa vite më vonë, pas punimeve të rikonstruksionit, ura u riintegrua në rrjetin rrugor dhe rifitoi funksionalitetin.

Kjo histori është përdorur shpesh si metaforë për mënyrën se si natyra dhe ndryshimet e papritura mund të sfidojnë edhe projektet më të qëndrueshme të inxhinierisë.

LEXO EDHE:

Back to top button