Sindikatat, revoltë për rritjen (jo)lineare të pagave

Sindikatat, revoltë për rritjen (jo)lineare të pagave

Gazetar: Adnan Qaili

Me paralajmërimin e rritjes lineare të pagave në sektorin shtetëror, krerët e disa sindikatave tërheqin vërejtjen që të respektohet ligji për të gjithë njësoj në mënyrë që mos të bëhen shkelje të reja. Nga Sindikata e SPOGJ-it thonë se të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore, të cilët janë në bazë të Ligjit për nëpunës administrativ do tu bëhet harmonizimi pagave aq sa rritet paga minimale, 2,500 den. Kreu i SPOGJ-it tha se nëse të gjithë përfshihen në ligj, duhet të ketë mbi 20,000 të punësuar.

“Për pjesët tjera të sektorit publik, nuk e di! Mendoj se nuk janë miratuar ndryshimet ligjore apo edhe ndryshimet e marrëveshjes kolektive, ku të punësuarit do tu takonte harmonizimi sipas pagës minimale. Ligji për nëpunësit shtetëror përfshinë të punësuarit nëpër ministri, në vetëqeverisje lokale dhe në agjenci të caktuara shtetërore. Kurse për institucionet tjera si Fondi Shëndetësor, Fondi Pensional, Drejtoria e të ardhurave publike dhe Drejtoria e Doganave, ku nuk do të kenë rritje lineare sepse paga minimale nuk është vënë si bazë, ato kanë ligje të posaçme dhe marrëveshje kolektive”, tha Tërpe Deanoski, Kryetar i Sindikatës të SPOGJ-it.

Sipas këtij ligji, të punësuarit në polici, arsim dhe në shëndetësi publike nuk do të kenë rritje lineare nga që nuk mund të gjithë 130 mijë të punësuarit në sektorin publik të përfshihen në harmonizimin e pagave sa herë që rritet paga minimale. Përderisa vihet në diskutim përfshirja e armatës në këtë rritje lineare prej 2,000 denarëve, në reagimin e Sindikatës për mbrojtje-siguri thonë se ligji u garanton rritje lineare.

“Të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në ARM do të kenë harmonizim automatik me rritjen e pagës minimale, e cila duhet të rritet në muajin mars, sipas metodologjisë së Ligjit për pagë minimale. Në të ardhmen në këto ligje janë në fuqi, çdo ndryshim i pagës minimale, p.sh. në rritje prej 2,000 denarë neto, me automatizëm do të hyjnë në sistem çdo pjesëtarë i ARM të ketë rritjen e njëjtë”, deklaroi Risto Ajtov, Kryetar i Sindikatës për mbrojtje dhe siguri.

Nga Lidhja Sindikatave të Maqedonisë kërkojnë që të jenë pjesë e vendimmarrjes kur të bëhet vlerësimi i koeficientit të pagës në Projektligjin e pagave në sektorin publik. Ata rikujtojnë se marsin e kaluar kur paga minimale nga 15,200 u bë 18,000 denarë, ishte propozimi i LSM që harmonizimi për 2,800 denarë të bëhet në mënyrë lineare. Kjo metodologji e papranuar vjet nga pushteti, sivjet u bë si model i tyre.

Nga Ministria e punës dhe politikës sociale, thonë se me rregullimin e pagës minimale në muajin mars, e cila pritet të jetë rreth 20.500 denarë, e gjithë administrata shtetërore, përkatësisht institucionet që kanë bërë përshtatjen e Ligjit për nëpunës administrativ, ku paga minimale është si komponent në pagën bazë, do të kenë rritje lineare të pagës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button