Sipas raportit vjetorë të ISHP-së, shënon ulje numri i të infektuarve nga Kovid-19
Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në periudhën nga 28 dhjetori 2020 deri më 3 janar 2021 janë realizuar 10,778 teste nëpër laboratorë ku kryhet testimi për Covid-19, ku ka një rënie prej 17.9% krahasuar me javën paraprake.
Janë regjistruar 2.329 raste të reja pozitive nga 33 qytete në vend me një rënie prej 30.9% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1,086; 46,6%), me një incidencë javore – 175,8 / 100,000.
Përqindja e rasteve pozitive të SARS-CoV-2 të testuar për javën e kaluar ishte 21.6%, ku ka një rënie prej 4.1% krahasuar me periudhën para dy javësh.Për një javë ka pasur 93 raste të vdekjes nga 22 qytete, një rënie prej 27.9% krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 77 persona ishin mbi 60 vjeç, 11 persona të moshës 50-59 vjeç, 4 persona të moshës 40-49 vjeç dhe një vdekje u raportua nga grupmosha 30-39 vjeç.
Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Covid-19 për periudhën nga 28 dhjetor 2020 deri më 3 janar 2021 është publikuar në uebfaqen e Institutit të Shëndetit Publik.