Situata në veri, Kurti merr mbështetje nga partia e tij

Situata në veri, Kurti merr mbështetje nga partia e tij

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, i ka shprehur mbështetje kryeministrit, Albin Kurti, për deeskalimin e situatës në veri.

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola, në seancën e sotme plenare, akuzoi Serbinë se po i shfrytëzon serbët lokalë në Kosovë për të arritur objektivin hegjemonist të tyre.

Ai nuk la pa akuzuar edhe deputetët opozitarë, siç tha ai për verbëri politike.

“E vetmja e vërtetë ekuivokë për veriun dhe qytetarët serbë të Kosovës është Beogradi zyrtar. Kosova s’ka problem me qytetarët serbë, por me Serbinë, apo thënë më qartë Serbia ka problem me neve. Asociacioni, veriu, të drejtat e serbëve në Kosovë për të cilat Vuçiqit nuk ia ndien fare nuk janë qëllim në vetvete, por janë instrumente politike që i renditën objektivit madhor hegjemonist të Serbisë, e që është dominimi i Ballkanit. Prandaj është naive të besosh se me Asociacionin, Serbisë do t’i hiqet preteksti për të ndalur luftën diplomatike dhe politike të saj kundër Kosovës… Andaj si Grup Parlamentar e përkrahim kryeministrin Kurti në përpjekjet e tij për të deeskaluar komprometimin e themeleve të Republikës nga anarkia dhe terrori i sponsorizuar fashist nga Beogradi zyrtar. Për këtë Kosova ka nevojë edhe për mbështetjen ndërkombëtare”, tha ai.

Por atij i reagoi deputetja e LDK-së, Doarsa Kica, e cila kritikoi deputetin Gola për fjalimin e tij në lidhje me opozitën.

“Kur bëhet ironia dhe cinizmi bashkë me verbërinë politike, atëherë janë të rrezikshme për shtetin, sepse veçmas mund të jenë desktruktive për ty si individ. Kur flet për mbështetje të Policisë, në të njëjtën kohë kur iu heq rrezikshmërinë prej pagës dhe i çon në veri dhe flet si duhet t’i mbështesim moralisht, a ia paguan morali bukën në fund të muajit?”, theksoi ajo./KosovaPress/

LEXO EDHE:

Back to top button