S’ka marrëveshje për rritjen e pagave, Sindikatat me qëndrime të ndryshme

S’ka marrëveshje për rritjen e pagave, Sindikatat me qëndrime të ndryshme

Gazetar: Adnan Qaili

 Gjatë gjithë ditës kanë vazhduar negociatat mes qeverisë dhe krerëve të sindikatave për rritjen e pagave. Takimi zgjati me orë të tëra ku grupeve të punës iu bashkëngjiten Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe Ministrja e punës, Jovana Trençevska. Ata lanë takimin pas dy orësh, duke thënë se në mbledhje po diskutohet për harmonizim të marrëveshjes kolektive. Besimi tha se nuk ka asgjë kontestuese në atë që u arrit në Këshillin socio-ekonomik 10 korrik.

  “Jemi duke diskutuar për finalizimin e Marrëveshjes kolektive dhe vazhdojnë bisedimet! Cilat janë pikat kontestuese? Nuk flitet për kontestim por për harmonizim dhe precizim të kontratës! Ju thash faleminderit se më duhet të shkoj, nxitoj për në Qeveri, diskutimet ende vazhdojnë! U shpreh Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

 Sindikatat ndryshuan mendje nga marrëveshja e arritur të hënën e kaluar për rritje të pagave në sektorin publik. Të martën mbas dite në Qeveri janë duke zhvilluar takim i ri plotësues të Këshillit socio-ekonomik.

Por nga ana tjetër, Ministrja Trençevska zbulon detaje se kanë marrë kërkesa plotësuese nga sindikalistët, të cilat nuk ishin parashtruar në takimet e mëparshme, por sipas saj do të gjejnë kompromis së shpejti.

Ndonëse nuk u firmos marrëveshja, për rritje të pagave 10% nga shtatori në të gjithë sektorin publik, autoritetet thonë se është duke u hartuar teksti, grupi i punës është duke i dhënë shënimet finale.

 “Përpiqemi të gjejmë zgjidhje të dyanshme. Do të ketë marrëveshje! A do të ketë sot? Nuk e di, do të shohim nëse sot ose nesër, grupet e punës nga Sindikatat, Ministria e Punës dhe Ministria e Financave janë në mbledhje për ti harmonizuar pikat kontestuese. A ka sinjale pozitive? Gjithsesi, do të ketë së shpejti Marrëveshje të përgjithshme kolektive!” – tha Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

 Marrëveshjen me fjalë që e bënë të hënën me Qeverinë, e kundërshtuan gjatë gjithë javës nga sindikatat që përfaqësojnë punëtorët në DAP, Dogana, Administratë Gjyqësore, Administratë Publike, Shëndetësi, Arsim dhe të tjerë. Sipas disa krerëve të këtyre sindikatave është e papranueshme që rritja e pagave me koeficient të ndodh nga marsi 2025. Ata kërkojnë që fillimisht të bëhet harmonizimi i pagave që në shtator dhe pastaj tu shtohet rritja 10% në paga dhe shtesa në të ardhura mujore 30% të kontributeve. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button