S’ka procedurë disiplinore për Xhaferin

S’ka procedurë disiplinore për Xhaferin

Gazetare: Fatlume Dervishi

Procedura disiplinore për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për shkelje të Kodit etik me sharjet dhe fyerjet ndaj nëpunësve të Kuvendit, “ra në ujë”, shkruan Alsat.

Deputetët e shumicës të cilët kanë edhe shumicën në Komisionin për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit nuk e votuan rendin e ditës.

Konstatoj se rendi i ditës nuk është miratuar dhe e mbyll këtë seancë.

“Nga sot Kodi etik i deputetëve nuk ekziston. Nga sot, LSDM-ja e arsyeton sjelljen e Xhaferit dhe sjelljen ndaj administratës të cilën e dëgjoi i gjithë opinion. Këtë që e përjeton administrata sot dhe ditën kur ndodhi, ajo që ndodhi me mbylljen e derës për deputetët është diçka që ndodh në çdo institucion secilën ditë. 18 qershori është protesta e përgjithshme popullore e cila është fillimi i fundit të kësaj qeverie dhe këtij kaosi në të cilin jetojmë”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Shumica vlerëson se Kuvendi nën drejtimin e Xhaferit ka marrë vlerësim të lartë nga institucionet ndërkombëtare.

“Nuk guxojmë që të lejojmë që Kuvendi të shndërrohet në cirk, nuk guxojmë që të lejojmë që Kuvendi të shndërrohet në teatër, nuk guxojmë që të lejojmë që Kuvendi të jetë pjesë e realizimit të interesave të ngushta partiake të një partie e cila promovon bllokadën aktive”, u shpreh Arbër Ademi, BDI.

Javë më parë, kur opozita filloi bllokimin aktiv të ligjvënësit, Xhaferi u dëgjua se si me zë të lartë shan dhe fyen shërbimet e sektorit të seancave.

Me këtë, opozita vlerësonte se ishte shkelur Kodi etik i deputetit. Vetë Xhaferi vlerëson se nuk e ka shkelur Kodin etik. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button