Skandalet korruptive të Qeverisë, reagon opozita

Skandalet korruptive të Qeverisë, reagon opozita

Opozita ka reaguar pas skandaleve që publikoi Komisioni për Anti-korrupsion, i cili zbuloi se “Of short” kompani kanë tentuar të marrin para për ndihmë nga Qeveria, si dhe për 5 milion eurot që Qeveria për tre vite i ka shpenzuar për lizing për vetura.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i shpenzon pa mëshirë paratë e popullit në kushte kur qytetarët mezi ia dalin mbanë.

“Kjo qeveri jopopullore, e korruptuar dhe kriminale manipulon qytetarët dhe i shtyn në varfëri që zyrtarët të pasurohen dhe të shpenzojnë për luks. Kjo duhet të ndalet”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët e akuzon Qeverinë se është bërë eksperte e keqpërdorimit të parave të qytetarëve.

“Sa më shumë që këta eksponent dhe ky establishment që u krijua në vitin 2017 qëndron në Qeveri do të kemi kështu situata të keqpërdorimeve klasike të resurseve publike, kështu që kërkesa jonë është e menjëhershme, të kemi zgjedhje të parakohshme dhe kjo qeveri të largohet nga qeverisja re këtij vendi”, tha Naim Bajrami, ASH.

LEXO EDHE:

Back to top button