Sky Sports raporton për përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe serbë – anglezët s’janë të përfshirë

Sky Sports raporton për përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe serbë - anglezët s’janë të përfshirë

Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

“Policia gjermane është përballur me një incident me tifozë shqiptarë dhe serbë pranë qendrës së Gelsenkirchen. Shumica e oficerëve të lartë të policisë gjermane në vendngjarje thonë se për momentin ata besojnë se incidenti nuk përfshin tifozë anglezë”, thuhej në njoftimin e mediumit të madh anglez.

Anglia dhe Serbia do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button