Sllovakia dërgon katër avionët e parë luftarakë në Ukrainë

Sllovakia dërgon katër avionët e parë luftarakë në Ukrainë

Sllovakia ka dërguar në Ukrainë katër avionët e parë nga 13 avionët luftarakë që ka premtuar, sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes. Sllovakia është vendi i dyti që miratoi dërgimin e avionëve MiG-29 javën e kaluar, një ditë pasi Polonia njoftoi se do të dërgonte katër.

Ministria Sllovake e Mbrojtjes tha se pjesa tjetër e avionëve do të dorëzohej në javët e ardhshme. Qeveria e Ukrainës ka kërkuar në mënyrë urgjente dërgimin e avionëve luftarakë muajt e fundit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se vendi i tij ka nevojë për avionë për të luftuar efektivisht kundër pushtimit rus.

A do të bëjnë ndryshim avionët MiG-29?

Pasi Polonia dhe Sllovakia u bënë anëtarët e parë të NATO-s që premtuan avionë luftarakë në Ukrainë, Sky Neës foli me analistin ushtarak Sean Bell nëse avionët ish-sovjetikë MiG-29 do të bënin një ndryshim të rëndësishëm.

“Ata janë avionë të vjetër, 40 vjeç, nuk janë aq të mirë sa avionët rusë. Por ka disa anë pozitive pasi pilotët ukrainas dinë t’i  përdorin,” tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button