Sllovenia vazhdon masat restriktive kundër Covid-19

Numri më i madh i masave ekzistuese epidemiologjike, të cilat janë në fuqi gati tre muaj në Slloveni, do të vazhdohen deri më 22 janar, vendosi Qeveria sllovene.
Janë ndryshuar rregullat për njerëzit që jetojnë në zonën kufitare dhe kanë tokë në të dy anët e kufirit, dmth nga 17 janari, këto persona nuk do të duhet të futen në karantinë. Udhëtarët e tjerë që kalojnë kufirin slloven do të duhet të futen në karantinë nëse nuk kanë test negativ për Covid-19.
Shumica e bizneseve vazhdojnë të mbesin të mbyllura, me përjashtim të bizneseve esenciale.
Në Slloveni, vazhdon karantina nëpër komuna, respektivisht ndalohet udhëtimi në disa komuna, në disa rajone është në fuqi edhe ora policore, ndërsa ndalohet grumbullimi i me persona tjerë përpos anëtarëve të familjes.

LEXO EDHE:

Back to top button