Sofia Vegara hyri në Instagram për të shprehur mirënjohjen për nominimin e saj në Emmy Awards

Sofia Vegara hyri në Instagram për të shprehur mirënjohjen për nominimin e saj në Emmy Awards

Aktorja kolumbiane është nominuar në kategorinë e aktores kryesore në një mini-serial ose film televiziv për serialin “Griselda” së bashku me Jodie Foster.

“Griselda” u publikua në janar të këtij viti me vlerësime përgjithësisht pozitive nga kritikët, me vlerësime të veçanta për performancën e Vegaras. Për sa i përket shikueshmërisë, në javën e parë të publikimit debutoi në vendin e parë në 90 vende dhe kryesoi Top 10 TV Global Weekly të Netflix.

Në postimin e saj, 52-vjeçarja shprehu falënderimin e saj për kastin e spektaklit dhe habinë e tyre që arriti suksesin madhor, pasi ajo ishte e njohur më së shumti për interpretimet e saj komike dhe veçanërisht për rolin e saj në “Familja moderne”.

Konkretisht ajo ka shkruar: “ Uau. Griselda ishte roli im i parë dramatik dhe na u deshën 15 vjet për ta sjellë në jetë. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë të përfshirë në këtë serial. Nuk do ta kisha bërë kurrë këtë pa regjisorin tim Andres Baiz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara)

Është një nder të njihem përkrah Jodi, Brie, Juno dhe Naomi, gra të jashtëzakonshme që na dhanë televizion të jashtëzakonshëm këtë vit. Faleminderit akademisë së televizionit për këtë nder të pabesueshëm!’.

LEXO EDHE:

Back to top button