“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”
“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

Gazetare: Linda Ebibi
Shi i rrëmbyeshëm me breshër dhe erë të fortë në orët e pasdites sot dhe nesër paralajmërojnë sinoptikët. Sipas tyre edhe nesër gjatë ditës do të ketë mot të ngrohët, ndërsa pasdite do të bien temperaturat. Ndërsa gjatë fundjavës do të ketë mot të qëndrueshëm me interval kohor prej 25 gradë deri më 34 gradë celsius.
“Sot dhe nesër gjatë ditës do të jetë moti me diell, ndërsa në orët e pasdites do të ketë mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe me erë të fortë, do të ketë kushte edhe për breshër. Temperaturat e ditës së sotshme janë në interval prej 22 deri në 37 gradë celsius, në rajonin e Shkupit deri në 36 gradë, ndërsa nesër do të jenë më të ulëta me interval prej 27 gradë deri më 35 gradë celsius” , tha Juliana Fidanoska Miskoska, sinopktike.
Nga java e ardhshme, siç paralajmërojnë sinoptikët do të ketë rritje të dukshme të temperaturave ditore.
“Gjatë javës së ardhshme do të kemi rritje edhe të temperaturave të mëngjesit dhe të temperaturave ditore, ndërsa nga mesi i javës së ardhshme do të ketë edhe më shumë rritje të temperaturave ditore”, u shpreh Juliana Fidanoska Miskoska.
Ndërkaq, vera këtë vit pritet të jetë dukshëm më e ngrohët dhe më e thatë se vitet e kaluara. Sipas sinoptikëve, ekziston një probabilitet shumë i lartë i tejkalimit të temperaturave të vlerave mesatare afatgjata. Tejkalimi i temperaturave mund të arrijë deri në plus 3 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa devijimi më i madh i temperaturës së ajrit për stinën e verës pritet të jetë në muajin korrik. /Alsat.mk