Sot mot kryesisht me diell, temperatura të këndshme dhe erë e lehtë
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të pakta lokale, dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 5 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë nga 24 deri në 34 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të pakta dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe të shtunën, ndërsa të dielën do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima në disa vende.
Një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të ngrohtë do të pasojë nga e hëna.








