Sot mot me diell dhe vapë, temperaturat arrijnë deri në 39°C në vend
Sot pritet mot me diell dhe nxehtë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Gjatë ditës pritet vranësira e lehtë lokale herë pas here, si dhe erë e dobët deri mesatare nga juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 39 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Temperaturat do të lëvizin nga 16 gradë Celsius në mëngjes deri në 36 gradë Celsius gjatë ditës.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nën ndikimin e një vale të të nxehtit, vendin e pret një periudhë me mot me diell dhe shumë të nxehtë, ku temperaturat do të kalojnë çdo ditë mbi 35 gradë Celsius. Veçanërisht nxehtë pritet të jetë gjatë fundjavës së ardhshme dhe në javën që pason, kur në disa vende temperaturat ditore do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.








