Revizioni ka konstatuar disa shkelje në punë e Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar parregullsi dhe menaxhim të dobët financiar në punën e Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Në kontrollet e kryera nga revizorët për vitin 2024 është konstatuar: pagesë jo në kohë e mjeteve në bazë të kontributeve nga institucionet kompetente, gjë që sipas revizorëve ndikon në likuiditetin e Fondit dhe vështirëson shlyerjen ne kohë të detyrimeve dhe funksionimin e institucioneve shëndetësore.

“Kontributet e papaguara nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor arrijnë rreth 137 milionë euro, ndërsa vazhdimisht po rritet dallimi ndërmjet mjeteve të planifikuara dhe realizimit të tyre. Mjetet e papaguara nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të kontributit për personat e pasiguruar, në fund të vitit 2024, arrijnë përafërsisht 35 milionë euro”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit.
Është konstatuar parregullsi edhe në menaxhimin e sistemit “Termini im”.

“Ndërlidhja jo e plotë e sistemit informativ të Fondit me sistemin „Termini Im“, mbështetja jo e plotë informatike e procesit të monitorimit, përllogaritjes dhe pagesës së kompensimeve për mjekët e zgjedhur, si dhe koordinimi i pamjaftueshëm ndërmjet njësive organizative, mungesa e planifikimit të kontrolleve në bazë të analizës së rrezikut dhe numri i pamjaftueshëm i mjekëve-kontrollorë”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit.

Nuk monitorohet si duhet;
– Nuk ka koordinim mes njësive organizative;
– Nuk ka mjaftueshëm mjekë;

Mbi trajtimet jashtë vendit është konstatuar se nuk janë respektuar afatet për marrjen e vendimeve në kohë, ose thënë ndryshe pacientët kanë pritur për një përgjigje derisa kanë luftuar me jetën.

Në fushën e trajtimit jashtë vendit janë konstatuar dobësi në respektimin e afateve ligjore për marrjen e vendimeve, në monitorimin e procedurave dhe në vlerësimin e suksesit të trajtimit. Rreth gjysma e shumës së përgjithshme të avanseve i përket periudhës 2014–2023, për të cilat nuk janë pranuar faturat përfundimtare ose nuk është kryer kthimi i mjeteve”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit.

Nuk janë respektuar afatet për marrjen e vendimeve;
– Nuk ka llogari për suksesin e trajtimeve;
– Nuk ka fatura përfundimtare për mbështetjet ose nuk janë kthyer mjetet;

Si çështje kyçe e revizionit theksohet se modeli aktual i financimit të institucioneve publike shëndetësore nuk siguron zbatim të plotë të parimit të pagesës sipas shërbimeve shëndetësore të kryera. Përkatësisht, Fondi, në vend që të kompensojë shërbimet shëndetësore të kryera realisht, ka detyrim ligjor të sigurojë mjete për funksionimin e plotë të të gjitha institucioneve publike shëndetësore, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre kanë realizuar një vëllim dukshëm më të vogël të shërbimeve krahasuar me kompensimin e kontraktuar. Në përfundim të raportit është theksuar edhe nevoja për përditësimin e listës barnave që mbulohet nga fondi me qëllim që të përshtaten me nevojat e sistemit shëndetësor./Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button