Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit
Stina më e nxehtë e vitit ka filluar zyrtarisht sot, duke shënuar fillimin astronomik të verës në hemisferën veriore. Momenti i saktë i mbërritjes së stinës së re është llogaritur në orën 10:24, ndërsa në të njëjtën kohë në hemisferën jugore fillon dimri. Dita e sotme njihet si solstici i verës ose dita më e gjatë e vitit, duke sjellë ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër të vitit. Dielli lindi në orët e hershme të mëngjesit, saktësisht në 04:58, ndërsa perëndimi i tij pritet në 20:13. Qytetarët sot do të gëzojnë një ditë aktive që do të zgjasë 15 orë e 14 minuta. Vera do të zgjasë gjatë tre muajve të ardhshëm, deri më 23 shtator në orën 02:05, kur zyrtarisht do të fillojë vjeshta.








