16 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, 11 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, katër kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim aktiv për drejtim mjeti.

“Shoferë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Krivogashtani dhe Koçani janë hasur duke drejtuar automjete pa patentë shoferi, ndërsa shoferët nga Vinica dhe Koçani kanë drejtuar mopedë edhe pse nuk kanë poseduar leje përkatëse drejtimi”, njoftoi MPB.

“Nën ndikimin e alkoolit është hasur një shofer nga Makedonska Kamenica, ndërsa një shofer nga Komuna e Debarcës, të cilit i janë matur 1.99 promilë alkool në gjak, ka shkaktuar edhe aksident rrugor duke u përplasur në një kopshtare betoni. Një shoferi motoçiklete nga Kavadari i janë matur 2.03 promilë alkool në gjak, ndërsa një shoferi mopedi nga Koçani i janë matur 1.88 promilë alkool në gjak”, shtuan nga MPB.

Gjithashtu, një personi nga Prilepi, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të cilit janë matur 2.45 promilë alkool në gjak, gjatë verifikimeve është konstatuar se kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve motorike.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.

LEXO EDHE:

Back to top button