Sot promovohet flota e re e automjeteve të Postës së Maqedonisë në Shkup

Kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski si dhe drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Orhan Kurtishi, sot do të marrin pjesë në promovimin e 100 automjeteve të reja për nevojat e postës.

Ngjarja, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të mbahet në hapësirën e parkimit para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”.

Pas përfundimit të aktivitetit, është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për media./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button