Nis seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Seanca filloi disa minuta me vonesë në pritje të mbrojtjes së Naim Murselit i cili akuzohet se planifikoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.
Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt është mbajtur më 14 korrik të këtij viti. Gjatë kësaj seance, vëllai i Liridonës është përgjigjur edhe në pyetjet e Naim Murselit – i akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares.
Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.
“Andaj duke marrë parasysh natyrën e viktimës, po ashtu rrethanat kriminale të cilat i kanë bërë, dënimi të jetë kapital pasi që dënimin populli e ka dhënë vetë”, pati thënë ai në fund të dëshmisë.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.
Sot seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt
Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka bërë të ditur vëllai i së ndjerës, Leonardi.
“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00. Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, ka shkruar një ditë më parë Leondard Ademaj në Facebook.
Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt është mbajtur më 14 korrik të këtij viti. Gjatë kësaj seance, vëllai i Liridonës është përgjigjur edhe në pyetjet e Naim Murselit – i akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares.
Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.
“Andaj duke marrë parasysh natyrën e viktimës, po ashtu rrethanat kriminale të cilat i kanë bërë, dënimi të jetë kapital pasi që dënimin populli e ka dhënë vetë”, pati thënë ai në fund të dëshmisë.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.








