Spanja shkarkon Luis Enriken, menjëherë gjen zëvëndësuesin

Luis Enrike nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Spanjës. Kjo e fundit ka ndarë rrugët me selektorin spanjoll, i cili u përball me mjaft kritika, pas eliminimit të hershëm në Botërorin “Katar 2022”.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës, ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit, duke falënderuar trajnerin për kontributin e tij. Kujtojmë se Luis Enrike me Spanjën arriti në gjysmëfinale të “Euro 2020”, ndërsa në Botërorin “Katar 2022”, u eliminua në 1/8 e finales nga Maroku.

 

Mediat spanjoll jo zyrtarisht raportojnë se trajneri i Spanjës U21, Luis De la Fuente, do të jetë pasardhësi i Enrikes. Për De la Fuente-n, kjo do të jetë angazhimi i parë më serioz, pasi që më parë ka drejtuar ekipin B të Atletik Bilbaos dhe Alavesit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button