Spanjë, kufizime të reja për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19


Alsat
24.08.2020 18:14
Spanja vendosi kufizime të reja në disa rajone të saj, pas rritjes së rasteve të koronavirusit të ri, njoftuan sot autoritetet.
“Në Katalonja janë ndaluar takimet e më shumë se 10 personave”, tha kryetari i rajonit. Quim Torra.
“Situata nuk është më e qëndrueshme, përkundrazi numrat po rriten vazhdimisht”, vazhdoi ai.
Në rajonin juglindor të Mursias u ndaluan takimet e më shumë se gjashtë personave, të cilët nuk janë nga e njëjta shtëpi.
Në Madrid, i është goditur më shumë nga pandemia, autoritetet u kërkuan banorëve të shmangin kontaktet shoqërore jothelbësore.
Spanja ka parë një rritje dramatike të numrin të rasteve, me më shumë se 3 000 infektime të reja të regjistruara çdo ditë, gjatë ditëve të kaluara.