Spasovski: Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, NATO-ja na e garanton sigurinë

Spasovski: Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, NATO-ja na e garanton sigurinë

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, pas zhvillimeve të fundit mes Moskës dhe Kievit, vlerëson se gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme dhe e qetë. Ai thotë se kjo që po ndodh në Ukrainë duhet t’i mbajë vigjilent shërbimet e sigurisë.

“Nuk kemi asnjë tregues për shkelje të sigurisë për momentin. Në përgjithësi, siguria është sfidë serioze për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Shërbimet tona të sigurisë punojnë me kapacitet të plotë në drejtim të mbrojtjes së integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në NATO garanton praktikisht sigurinë tonë”, deklaroi Oliver Spasovski– Ministër i Punëve të Brendshme./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button