SPB-Tetovë: 1236 shkelje trafiku gjatë muajit shtator

Gjatë shtatorit të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, në rajonin më të gjerë të Tetovës, zbuluan dhe sanksionuan 1236 shkelje të trafikut.

“Për shkak të llojeve të ndryshme të shkeljeve, në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Ligjin për Automjete, 85 automjete u përjashtuan nga trafiku, nga të cilat 78 me regjistrim të skaduar deri në 30 ditë dhe 7 me defekte teknike. Gjatë kësaj periudhe, 163 shoferë janë përjashtuar nga trafiku, nga të cilët 121 për shkak të drejtimit të automjeteve pa patentë shoferi, 2 të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit, 35 shoferë fillestarë, 1 me masë mbrojtëse ,,ndalesë“ për vozitje dhe 4 me kategori të papërshtatshme sipas llojit të automjetit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Gjatë shtatorit, gjithsej 243 automjete kanë qenë të parkuara gabimisht, dhe të parkuara në mënyrë të parregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button