SPB-Tetovë: Sanksionohen 9 automjete për transport të udhëtarëve, nuk posedonin licencë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë (SPB), ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara të kontrollit, për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të automjeteve, përkatësisht shoferëve të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencat e nevojshme.

“Dje (29 shtator) prej ora 09.00 deri ora 13.00, janë kryer kontrolle në rrugët regjionale Tetovë-Volkovi dhe Tetovë-Pirok, gjatë të cilave janë zbuluar 9 automjete pa licencë dhe 17 persona të cilët nuk kanë përdorur maska mbrojtëse. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë, për pronarët e automjeteve do të përgatiten parashtresa adekuate penale dhe për kundërvajtje”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button