SPGM: VMRO dhe “Levica” përdorin foltoren e Kuvendit për presion ndaj mediave

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) e dënon dhe vlerëson si të palejueshme që partitë politike dhe deputetët e tyre të etiketojnë dhe nënçmojnë gazetarët, ashtu siç po bëhet ditëve të fundit ndaj të punësuarve në TV Telma nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe dhe, partisë E Majta dhe deputetëve të tyre.

Etiketimi publik u televizionit si “e blerë nga pushteti” dhe të konotacione të tjera politke dhe ofendime drejtuar nga ana e partive politike dhe politikanëve të VMRO-DPMNE-së dhe partisë E Majta ndaj të punësuarve në televizion, SPGM-ja e vlerëson si presion direkt ndaj shprehjes së lirë, punës së mediave dhe politikës së tyre redaktuese.

Sipas SPGM-së shqetësues është fakti që për etiketimin e TV Telma është përdorur foltorja e kuvendit, që sipas sindikatës paraqet keqpërdorim të Kuvendit për të ushtruar presion dhe nënçmim të mediumit, në rastin konkret TV Telma.

LEXO EDHE:

Back to top button