Arrestohen tetë persona në Maqedoni, dyshohen për terrorizëm

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se njësiti i policisë për luftë kundër terrorizmit në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare si dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike, respektivisht Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ditën e djeshme ka arrestuar tetë persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist, transmeton Alsat.

- Advertisment -

Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, policia ka kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, nga ku janë arrestuar tetë persona.

Sektori për shpërbërjen e krimit të organizuar dhe serioz me datë 27.12.2020 deri tek Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit ka dërguar padi penale për personat B.F (32), B.G. (27) dhe J.K.(25) nga Shkupi, si dhe I.M.(22) dhe D.A. (21), R.A. (31), S.I.(31), A.S.(21) nga Kumanova. Personat në fjalë akuzohen për kryerjen e veprës penale “grup terrorist”, që dënohet sipas nenit 394, alinea 2 nga Kodi Penal.

Rrjedhimisht B.A. nga Kumanova ka krijuar grup terrorist ku përpos të burgosurve V.A. dhe E.L. kanë marrë pjesë edhe tashmë të arrestuarit, nën ideologjinë e grupit terrorist ISIS për të kryer vrasje dhe shkatërruar ndërtesa publike me synimin për të krijuar ndjesi të pasigurisë ose frikës tek qytetarët.

Për të arritur këtë qëllim, anëtarët e grupit ndërmorën disa veprime përgatitore, siguruan burime financiare, armë, municion, pajisje ushtarake, si dhe kanë realizuar prova me pajisjet shpërthyese të improvizuara.

Anëtarët e grupit terrorist për komunikim me njëri-tjetrin kryesisht kanë përdorur platformën e internetit “Whats App” ku ndër të tjera janë dakorduar për mënyrën e transportimit të armëve dhe mënyrën e ndërtimit të rripave vetëvrasës.

B.F. ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtar i organizatës terroriste ISIS në Siri.

Gjithashtu, me datë 27.08.2020 janë gjetur armët dhe mjete eksplozive të minave në afërsi të vendit të quajtur Menkova koliba në Kumanovë, për të cilën më 31.08.2020 u akuzuan B.A., V.A. dhe E.L., sipas sasisë dhe qëllimit, kishte indikacione se një organizatë terroriste shumë-anëtarëshe ishte aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button