Spitalet në Greqi nën presion të madh

Vala e dytë e COVID-19 është ende e fortë në Europë, duke detyruar edhe vendet më të pasura të shtrijnë dhe zgjerojnë kufizimet dhe kjo është po aq e vërtetë edhe për vendin tonë, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas në një konferencë për shtyp.

“Ky fakt tingëllon një alarm shumë të fortë për të gjithë ne, sistemi kombëtar shëndetësor i Greqisë është ende nën presion të madh, veçanërisht kujdesi intensiv”, tha ai.

“Qeveria e ka bërë mbrojtjen e shëndetit publik dhe jetës njerëzore përparësinë kryesore që nga momenti i parë. Mbi këtë bazë, ajo ka vendosur të zgjasë kufizimet e vendosura në kuadrin e bllokimit deri në 7 janar, që të mund t’i kalojmë këto festa ndryshe në siguri të plotë”, shtoi zyrtari grek.

Në lidhje me tubimet rreth ditës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Petsas tha se këshillohet shmangia e grumbullimeve dhe përsëriti që tubimet në shtëpi duhet të kufizohen në maksimumi nëntë persona nga dy familje, ndërsa orari i ndalimqarkullimit nga 22:00 deri në 05:00 do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi.¸

LEXO EDHE:

Back to top button