Stojkovski-Diro: Të dielën marrin fund politikat diskriminuese në Kumanovë

Stojkovski-Diro: Të dielën marrin fund politikat diskriminuese në Kumanovë

" "

Kandidati i pavarur për Kumanovën, Goran Stojkovski-Diro bën thirrje që të dielën të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të sjellin ndryshimin.

Sipas tij, pas 8 viteve është momenti historik që të gjithë komunitetet bashkërisht t’i japin fund politikave dhe administrimit diskriminues të Maksim Dimitrievskit.

Sipas tij, qytetarët duhet ta largojnë nga udhëheqja një njëri që e ka shndërruar komunën në pronë private.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të dielën dhe të votojnë. Kanë zgjidhje. Duhet të dilet sepse kemi një simbolikë. Para 41 viteve qytetarët  ishin nën presion dhe kushtëzime. Të rinj, të guximshmit dhe të mirët edhe atëherë dolën dhe e kanë sjell ndryshimin që hyri në histori. Të dielën do të jemi dëshmitarë të një momenti historik në Kumanovë. Në Kumanovën tonë që do të zgjohet përsëri, do të ripërtërihet dhe Kumanovën që do të jeton”, tha Goran Stojkovski-Diro, Kandidat i pavarur për Kumanovën./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button