“Stopanska Banka”, me objekt tërësisht të ri

“Stopanska Banka”, me objekt tërësisht të ri

“Stopanska Banka” do të bëhet me objekt krejt të ri, i cili do të ofrojë standardet më të larta për klientët e saj dhe për mjedisin. Objekti i ri do të jetë një pikë referimi për klientët, do të ofrojë kushte shumë herë më të mira për të punësuarit. Siç thanë drejtuesit e “Stopanska Bankës, ndërtesa e re do të shërbejë edhe si një simbol i një roli edhe më të madh që “Stopanska Banka” duhet të luajë në rritjen ekonomike, duke marrë pjesë në projekte të mëdha zhvillimi dhe duke mbështetur amvisëritë dhe kompanitë që të zhvillohen dhe të kenë të ardhme më të mirë.

“Godina e re simbolizon gjithashtu një epokë të re për bankën. Një epokë të re për bankën, për grupin tonë. Jep një mesazh të fuqishëm se ne jemi këtu, jemi këtu për të qëndruar për një kohë të gjatë, me vetëbesim për të ardhmen e vendit. Ambicioz për të qëndruat në majë të renditjeve dhe në të njëjtën kohë një pjesë e rëndësishme e NBG group. Faleminderit shumë dhe shpresoj se pas dy vitesh do të takohemi përsëri këtu për përurimin e objektit”, u shpreh Diomedis Nikoletopulos- drejtor ekzekutiv “Stopanska Banka”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button