Stopanska Banka zgjeron partneritetin me Mastercard

Stopanska Banka ka zgjeruar partneritetin e saj strategjik me Mastercard për të zhvilluar më tej shërbimet e pagesave dhe për të prezantuar produkte të reja për qytetarët dhe bizneset. Sipas Drejtorit të Sektorit të Produkteve të Kartelave ,Stefan Poposki, klientët do të përfitojnë zgjidhje më moderne dhe më të sigurta pagesash, përfshirë edhe kartën e re Mastercard Platinum. Ai theksoi gjithashtu se përdoruesit do të kenë mundësi t’i digjitalizojnë kartat e tyre në  Apple Pay dhe Google Pay

“Produkti i parë është karta kreditore Mastercard Platinum, e cila ofron shumë përfitime për klientët. Falë partneritetit me Mastercard, sigurojmë qasje në më shumë se 1.800 dhoma  aeroportesh, ku klientët tanë përfitojnë gjashtë hyrje falas gjatë vitit. Përdoruesit e kësaj karte gjithashtu përfitojnë sigurim vjetor falas për udhëtime, limit të lartë kredie deri në 600.000 denarë, pagesë minimale mujore prej vetëm 3 për qind, si dhe mundësi për të paguar me këste pa interes në më shumë se 1.000 pika shitjeje në të gjithë vendin”, dekalori Stefan Poposki, Drejtor i Sektorit të Kartelave dhe Bankarisë Direkte./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button