Udhëtarët mirëpresin vendimin për sistemin “One Stop Shop” me Shqipërinë

Gazetar: Miki Trajkovski

Vendosja e sistemit “One Stop” me Shqipërinë, fillimisht do të nisë në pikën kufitare Qafë Thanë, e më pas do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare. Qytetarët presin që pritjet e gjata në Qafë Thanë të mbeten në histori

Ndonjëherë atje pritet më shumë dhe ka radhë prej 10-15 kamionë, derisa të hyni në terminal. Siç punojnë këtu, nuk kam parë në asnjë kufi tjetër të punohet kaq shumë. Në Strumicë më thonë, a vihet tani, natën në orën 11-12, e kur të shkoj u them. Duhet të lehtësohet kalimi këtu, që për veturat e lehta të jetë më shpejt”, tha një qytetar.

“Sa kohë prisni? Deri në 20 minuta maksimalisht.Ndodh ndonjëherë të pritet 1 apo 2 orë? Ndonjëherë ndodh edhe kjo”, tha një qytetar tjetër.

Me këtë përmbyllet procesi i vendosjes së këtij sistemi me tri vendet fqinje të Maqedonisë, që nuk janë pjesë e zonës Shengen, pasi i njëjti tashmë funksionon me Kosovën dhe Serbinë. Për finalizim të plotë mbetet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet dy ministrive të punëve të brendshme.

“Me vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare pritet të ulen pritjet për hyrje dhe dalje nga Maqedonia dhe Shqipëria, sidomos gjatë fundjavave dhe sezonit kryesor veror turistik, kur një numër i madh qytetarësh të Maqedonisë, pikën kufitare Qafë Thanë e përdorin për të arritur në bregdetin shqiptar por edhe në Mal të Zi”, thotë gazetari.

Nga Qeveria thonë se me këtë vendim do të mundësohet kalimi më i shpejtë i kufirit veçanërisht në periudhën verore kur ndjeshëm rritet fluksi i udhëtarëve. Gjatë vitit 2025, në pikat kufitare me Shqipërinë janë regjistruar gjithsej 4 milion e 581 mijë e 724 udhëtarë, nga të cilët madje 2 milionë e 318 mijë e 80 në pikën kufitare Qafë Thanë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button